Në fakt, lëngu i qepës është përdorur që shumë kohë më parë për të trajtuar rrallimin dhe rënien e flokëve. Nëse nuk e dini, shumë tonikë apo trajtime për rënien e flokëve, kanë lëngun e qepës në përmbajtjen e tyre pasi është klinikisht i provuar që funksionon kundra rënies së flokëve.
Ai funksionon si stimulues për gjenerimin e e flokëve të reja, përmirëson qarkullimin e gjakut, është antiseptik dhe mban skalpin të pastër.
Si ta përdorni
Grini ose shtrydhni një qepë dhe kullojeni për t’i marrë lëngun. Aplikojeni atë në skalpin e kokës dhe mbajeni për një orë. Nëse nuk e duroni dot aromën e rëndë të qepës, përziejeni me pak ujë trëndafilash.
Lajini flokët pas një ore me shampo. Ky trajtim mund të përdoret dy herë në javë, në varësi të intensitetit të rënies së flokut./neps.al
Lini një koment