Shumë njerëz i besojnë mjaltit kundra alergjive pranverore. A është e vërtetë kjo?
Pranvera sapo ka ardhur, çka do të thotë mot i mirë, bar i gjelbër dhe…teshtima që duket se nuk do të ndalojnë. Po, kur ditët zgjaten dhe moti ngrohet, alergjitë e bezdisshme sezonale nuk na lejojnë t’i shijojmë bukuritë e tij. Dhe nëse vuani prej tyre me siguri keni provuar medikamente si Flonase, Zyrtec, etj, etj.
Keni kërkuar ndonjëherë për diçka më natyrale…si mjalti p.sh? Por a mund të largojë mjalti i zonës alergjitë tona? Na vjen keq që do t’u japim një lajm të tillë, por, JO. ‘Pavarësisht se na shijon shumë, është një legjendë urbane fakti që mjalti mund të na luftojë alergjitë për shkak se përmban polenin e lokalitetit ku jetojmë”, shprehet David Erstein, alergolog dhe imunologjist në Neë York City, për Woman’s Health.
Edhe pse ai përmban plen, nuk përmban pikërisht polenin përgjegjës për shkaktimin e alergjive sezonale (pemët, bari, farat të cilat shpërndahen përmes erës). Dhe nëse kërkoni të dhëna shkencore, nuk ka studime të kohëve të fundit që mbështesin teorinë e mjaltit të zonës kundër alergjive sezonale, shprehet Dr.Erstein. Zhgëngjyese!
Edhe nëse mjalti i zonës suaj përmban llojet e polenit që shkaktojnë alergji sezonale, nuk ka asnjë mënyrë për ta vërtetuar që mjalti që po blini është i pastër dhe i zonës, apo është sintetik.
Por çfarë funksionon në këto raste?
Hapi i parë që duhet të bëni është të kontaktoni me mjekun tuaj, i cili identifikon simptomat dhe mund t’ju rekomandojë barna në bazë të historisë suaj mjekësore.
Kur është tamam sezoni i alergjive?
Nga tani, mund të filloni të limitoni simptomat tuaja duke kufizuar kohën e shpenzuar jashtë (kur numri i poleneve është i lartë), duke ndërruar veshjet menjëherë pasi hyni në shtëpi dhe duke bërë dush para se të shkoni të flini.
Medikamenteti si antihistaminat që merren nga goja apo spray-t me stereoide ndihmojnë në lehtësimin e simptomave. Mjekët rekomandojnë që përdorimi i tyre të fillojë disa ditë para se të nisë sezoni i alergjisë.
A duhet të marrim steroide për alergjitë?
Për sa i përket mjekimeve permanente, mjekët mund të alternojnë përgjigjen tuaj ndaj alergeneve përmes imunoterapisë alergjike (duke i ekspozuar trupit alergjen në sasi të larta për të krijuar tolerancë), thotë Dr. Erstein.
‘Imunoterapia alergjike është shansi juaj më i mirë për të modifikuar përgjigjen e trupit ndaj alergjive mjedisore, pasi ndihmon në 80% të rasteve që marrin trajtim’, shprehet Dr.Erstein. “Po për fat të keq, imunoterapia e alergjive kërkon kohë dhe është një angazhim i madh” (kërkohen injeksione javore çdo javë deri në disa muaj fillimisht dh më pas për tre deri në 5 vjet).
Gjatë periudhës së shtatzanisë, të gjitha bëhemi shumë më të ndërgjegjshme për mënyrën tonë të të ushqyerit, se çfarë duhet të hamë e çfarë jo. Megjithatë, jo gjithmonë është e lehtë t’i kategorizosh ushqimet dhe pijet në çfarë DUHET...
Për të evituar infenksionet në veshka është ideale të konsumoni ushqime të shëndetshme që sigurojnë një larmi vitaminash, mineralesh dhe antioksidantësh që sigurojnë pastrimin e veshkave por që kanë sasi të vogla kaliumi dhe fosfori. Ushqimet që përmbajnë antioksidantë mund të...
Pushimet e verës për prindërit e rinj, të cilët kanë një bebe të porsalindur janë një sfidë jo pak e rëndësishme. Shpesh përballë kësaj situate ata përballen me pyetjen nëse duhet të bëjnë pushime në bregdet apo jo. Gjithmonë...
Lini një koment