Kushedi sa e sa gjëra kemi provuar për të luftuar pikat e zeza. Por a dinit se ajo vazelina që keni lënë në hije është shumë efektive në këtë drejtim?
Nëse jo, tani është koha të veproni si më poshtë:
- Lani fytyrën tuaj dhe e fshini butësisht me një peshqir.
- Aplikoni një shtresë të hollë vazeline, tek zona ku keni më shumë pika të zeza, për shembull tek hunda.
- Sipër i vendosni një qese plastike.
- Merrni një peshqir të pastër, të lagur me ujë të ngrohtë dhe mbajeni disa minuta, sipër qeses plastike, sikurse e shihni edhe në foto.
- Në këtë mënyrë poret do të hapen dhe do të jetë më e lehtë për të nxjerrë papastërtitë.

Është e rëndësishme: Mos e bëni këtë çdo ditë, sepse mund të zmadhojë poret tuaja dhe ju nuk e doni këtë gjë apo jo?/neps.al
Lini një koment