Shishqebap pule marinuar me mustardë. Mos e lër pa provuar!

Shishqebap pule marinuar me mustardë. Mos e lër pa provuar!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

I keni provuar ndonjëherë këto shishqebap? Nëse jo, tani është koha t'i përgatisni me recetën e Neps.al

Ingredientët

  • 2 gjokse pule
  • 1/2 filxhan me mustardë
  • 3 lugë gjelle mjaltë i lëngshëm
  • 1 thelpi hudhër
  • kripë, piper për shije

Udhëzimet

1

Gjoksin e pulës e ndani në kubik të vegjël.

2

E kaloni në një tas, teksa i shtoni mustardën, mjaltin, hudhrën, kripën dhe piperin.

3

I përzieni mirë dhe e mbuloni tasin me një qese kuzhine.

4

I lini në frigorifer për të paktën 4 orë.

5

Më pas merrni disa shkopinj, fusni tek secila 5 copa pule, i lyeni edhe njëherë mirë me salcën.

6

Ju mund t’i skuqni në një tigan më shumë pak vaj ose t’i piqni në furrë për 25 minuta në temperaturë 180 gradë.

Lini një koment