Shirita kungujsh krokantë, receta që do t’i bëjë fëmijët tuaj ta hanë këtë perime pa u ankuar fare!

Kunguj krokantë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Kungujt janë të pasur me antioksidantë, vitaminë C, hekur dhe vitaminë B. Kanë pak kalori, karbohidrate dhe janë shumë të mira kur vjen puna tek tretja e ushqimit. Askush nuk mund t’i rezistojë kungujve krokantë. Kjo recetë do të mbledhë pranë tryezës të gjithë familjen tuaj, veçanërisht fëmijët.

Ingredientët

  • 3 kunguj ( të prerë në shirita të trashë me gjithë lëkurë)
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 filxhan me bukë të grirë imët
  • 150 gram djathë parmixhano
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Ngrohni furrën në 180 gradë celsius.

2

Në një tavë vendosni një letër pjekjeje.

3

Ndërkohë në një tas bashkoni të gjithë përbërësit përveç kungujve. I trazoni mirë dhe kaloni tek këto shiritat e kungujve.

4

I radhisni në një tavë dhe pas kësaj i fusni në furrë për 15 minuta, derisa sipërfaqja e kungujve të marrë një ngjyrë të lehtë kafe.

Lini një koment