Shijoni një sallatë meksikane me fasule, pa shkuar deri në Meksikë!

Shijoni një sallatë meksikane me fasule, pa shkuar deri në Meksikë!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 300 gram fasule të ziera më parë
  • 1 spec të kuq
  • 1 spec jeshil
  • 100 gram misra të ëmbël (të gatshëm)
  • 1 qepë të kuqe grirë imët
  • ½ filxhan çaji me vaj ulliri
  • 30 ml uthull molle
  • 30 ml lëng lime
  • 15 ml lëng limoni
  • dy lugë gjelle sheqer
  • 1 lugë kafe kripë
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 lugë gjelle fara kumini të zi
  • pak piper të zi
  • pak salcë pikante djegëse

Udhëzimet

1

Në një tas të madh kombinoni fasulet, specat, misrat dhe qepën.

2

Në një tas veçmas bashkoni vajin e ullirit, uthullën, lëngun e limes, lëngun e limonit, kripën, sheqerin, hudhrën, kuminin dhe piperin e zi.

3

I përzieni mirë dhe shtojini salcën pikante.

4

Salcën që përgatitët shtojani sipër fasuleve. I trazoni mirë dhe shërbejeni të ftohtë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment