Shije tropikale në tryezat tuaja falë rizotos me ananas

Shije tropikale në tryezat tuaja falë rizotos me ananas

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

E kishit menduar ndonjëherë këtë kombinim? Absolutisht shumë e shijshme!

Ingredientët

  • 1 ½ gota me ujë
  • 1 tas të vogël me tul ananasi të prerë në kubik
  • 2 lugë çaji sheqer
  • 1 lugë gjelle gjalpë pa kripë
  • ½ lugë çaji me kripë
  • Pak piper të zi pluhur
  • 1 gotë oriz basmati
  • ½ lëng lime
  • Majdanoz të freskët

Udhëzimet

1

Në një tenxhere të vogël me gjalpë vendosni tulin e ananasit, sheqerin, kripën, piperin.

2

I përzieni mirë dhe shtoni ujin.

3

Sapo të marin një valë shtoni orizin, i vendosni kapakun dhe i lini në zjarr për 15 minuta.

4

Më pas e hiqni tenxheren nga zjarri dhe e lini mënjanë për 5 minuta sa të kullojë.

5

I shtoni sipër lëngun e limes dhe borzilokun e copëtuar.

6

Shërbejeni nëpër pjata. Ju bëftë mirë!

Lini një koment