Kësaj radhe do të përqendrohemi tek zona e sqetullave. Shpeshherë, kjo zonë ndoshta edhe si rrjedhojë e metodës së depilimit, merr një ngjyrë kafe të errët.
Ky fenomen bëhet shumë i bezdisshëm për gratë,prandaj një metodë natyrale, do të ishte shumë me interes.

Këtu në Neps.al ju sugjerojmë dyshen: sheqer kaf dhe vaj ulliri
Çfarë ju duhet:
- 3 lugë gjelle sheqer kaf
- 2 lugë gjelle vaj ulliri

Udhëzime:
- Përzieni mirë përbërësit.
- Aplikojeni atë poshtë krahëve dhe e fërkoni për 2 minuta.
- E lini të veprojë për 5 minuta.
- Në fund e lani zonën me ujë të ngrohtë dhe thajeni me peshqir të pastër e të butë.
Sa shpesh? Dy herë në javë/neps.al
Lini një koment