Shëndeti fillon nga larja e duarve. 8 hapa si ta bëni këtë proces ashtu siç duhet!
Kohëzgjatja e tërë procedurës së larjes së duarve duhet të jetë të paktën 20 sekonda. Po ju a i keni numëruar sa sekonda shpenzoni teksa lani duart?
Larja e duarve lidhet thellësisht me higjienën optimale dhe me një shëndet të mirë. Asnjëherë nuk duhet të harrojmë apo të përtojmë t’i lajmë ato sa herë të mundemi. Bakteret dhe mikrobet që gjenden tek duart tona janë me mijëra!
Kur quhet se i keni larë siç duhet duart? Hidhini një sy 8 pikave më poshtë:
Lagni duart me ujë
Aplikoni sasi të mjaftueshme sapuni për të mbuluar të gjithë sipërfaqen e duarve.
Fërkoni duart pëllëmbë më pëllëmbë.
Pëllëmba e djathë mbi kurrizin e majtë, me gërshtetim të gishtërinjve dhe anasjelltas.
Fërkim rrotullues i gishtit të madh të mbërthyer me pëllëmbën e djathë dhe anasjelltas.
Pjesa e pasme e gishtërinjve në pëllëmbën përballë me gishtërinjtë e bashkuar.
Shpëlani duart me ujë të bollshëm.
Thajini duart mirë me një letër një përdorimëshe.
Për një orientim më të saktë, hidhini një sy posterit më poshtë:
Hiperglicemia është një term për sheqerin e lartë në gjak, një gjendje e zakonshme e diabetit. Glukoza, ose sheqeri në gjak, vjen nga ushqimi që hani dhe është burimi kryesor i energjisë për trupin tuaj. Glukoza natyrisht rritet dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
A ka ndjesi më të keqe kur zgjohesh nga gjumi me grykën e thatë, pa zë, dhe të dhemb ede kur kalon pështymën…? Zyrtarisht je sëmurë. Por ndonëse oreksi mund të të jetë prerë, të ushqehesh siç duhet veçanërisht...
Lini një koment