Mos humbni kohën e çmuar dhe paratë në sallone të kushtueshme. Nga ky spray i realizuar vetë në kushte shtëpie do të mbeteni shumë të kënaqur.
Çfarë ju duhet:
- 2 filxhanë me ujë
- lëngu i 2 limonave
- 2 lugë gjelle vaj bajameje
- 10 pika vaj esencial kamomili
Udhëzime:
- Kombinoni të gjithë përbërësit në një shishe spray dhe tundeni mirë para çdo përdorimi.
- Aplikojeni disa herë në javë në flokë të thatë ose të lagur.
Pse funksionon?
Vaji i bajames i hidraton flokët tuaja dhe i ndihmon ato të duken të shëndetshme, ndërkohë që kamomili dhe limoni do i japin shkëlqim./neps.al
Lini një koment