Sekreti i thjeshtë për t’i bërë më të shijshme perimet e skarës

Sekreti i thjeshtë për t'i bërë më të shijshme perimet e skarës

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Perimet e skarës janë gjëja më e thjeshtë për t'u përgatitur. Përpos kësaj janë të shëndetshme dhe shumë të dobishme për organizmin tonë!

Ingredientët

  • 2 kungulleshka
  • 1 kungull të vogël
  • 150 gram pomodorini
  • 2 qepë të kuqe
  • 4 karota
  • 6-8 asparag
  • 1 tufë majdanoz
  • 4 thelpi hudhër
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 lugë gjelle uthull

Udhëzimet

1

Perimet tuaja të preferuara i lani dhe i prisni në forma sipas dëshirës. Ne ju rekomandojmë përsëgjati.

2

Nëse keni një skarë elektrike do të ishte shumë mirë, në të kundërt mund të përdorni tosterin në kuzhinë.

3

Shtypni hudhrat dhe i shtoni në një tas me vajin e ullirit dhe uthullën.

4

Pasi i keni pjekur mirë perimet, i vendosni në një kavanoz duke i shtuar brenda salcën që përgatitët.

5

E mbyllni kavanozin dhe e lini në frigorifer.

6

Sapo të jenë ftohur mund t’i shijoni. Ju bëftë mirë!

Lini një koment