Sekreti i çmuar i grave japoneze për t’u dukur përgjithmonë të reja!

Gratë japoneze i thyejnë të gjitha rekordet kur vjen puna për t’u dukur më të reja nga sa janë realisht. Nëse mendoni se janë gjenet dhe klima, do të suprizoheni po t’ju themi se ka edhe disa gjëra të tjera që mund t’i bëni edhe ju për t’u dukur më e bukur dhe më e re.

Për shembull: Larja e fytyrës me ujë orizi!

Orizi është i pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë që mbrojnë lëkurën nga plakja, e zbusin atë dhe i japin shkëlqim. Gratë japoneze e kanë përdorur ujin e orizit për të larë fytyrën dhe flokët për një kohë të gjatë dhe ka disa metoda për ta bërë në shtëpi.

10 Daily Routines From Japanese Women That Can Help You Look and Feel Years Younger

Si?

  • Vendosni gjysmë gote orizi në një tas të pastër dhe shpëlajeni me ujë të pastër disa herë.
  • Shtoni 2 gota ujë dhe e lini orizin për 15 minuta.
  • Mbajeni orizin në një kavanoz për 1-2 ditë në temperaturën e dhomës.
  • Uji juaj i fermentuar i orizit është gati kur aroma e tij është pak e thartë.
  • Tani mund ta përdorni ujin e orizit për të larë fytyrën dhe për të shpëlarë flokët, pasi ta holloni me 1-2 gota ujë. Ruajeni ujin e mbetur të orizit në frigorifer./neps.al 

Lini një koment