Sekrete të grave franceze për të qenë gjithmonë elegante
Edhe në këto kohëra, gratë franceze e kanë aftësinë të duken shumë elegante pa bërë asnjë përpjekje. Shumë revista janë frymëzuar nga këto zonja të bukura dhe elegante dhe me siguri do të dëshironit të dinit sekretet se si ia dalin të duken aq elegante, por edhe duke ia përmbushur kënaqësitë vetes. Tingëllon interesante apo jo?
Ja disa gjëra që do të mund të mësoni prej tyre:
Moderimi është gjithçka
Francezet nuk e mgingarkojnë kurrë veten kur është fjala për ushqimin. Është e vërtetë që vaktet e tyre përbëhen nga mishi dhe salcat e rënda, të cilat mund t’ju shkaktojnë infarkt vetëm kur e mendoni se mund t’i hani vazhdimisht. E pra, për gratë franceze, modelimi është çelësi për t’u dukur mirë. Gjithashtu ato nuk besojnë në ‘kufizimin e vetes’ , pasi kjo mund t’i dëmtojë kur nuk janë shumë të kujdesshme. Për më tepër, një gotë verë gjatë vakteve nuk ua shkatërron dietën, pasi qëllimi i tyre është ta kombinojnë këtë pije me ushqimin, për të përftuar një shije më të fuqishme nga ushqimi i tyre.
Zgjedhin produkte të freskëta
Nëse keni qenë në Francë ose po planifikoni të bëni një udhëtim atje, sigurohuni që t’u kushtoni vëmendje ushqimeve që shërbehen në restorante. Do të zbuloni se shumica e tyre shërbejnë ushqime të freskëta dhe kjo është një prej arsyeve pse shumë francezë janë elegantë. Konsumimi i ushqimeve të freskëta si frutat dhe perimet bën të mundur që trupi juaj të marrë lëndët e nevojshme ushqyese qe metabolizmi të funksionojë si duhet dhe për të mbajtur larg radikalet e lira të cilat dëmtojnë shëndetin.
Kur janë në tryezë, nuk konsumojnë, por ushqehen. Të hash në këmbë? Kurrë!
Problemi i shumicës prej nesh është se e kemi zvogëluar tej mase kohën që i dedikojmë konsumit të një vakti. Oraret tona të ngjeshura na bëjnë që shpesh t’i konsumojmë ushqimet në tryezën e punës, sepse kemi shumë gjëra për të bërë. Por për gratë franceze, ushqimi shijohet ngadalë dhe nën shoqërinë e miqve e familjes. Të hash gjatë qëndrimit në këmbë nuk është një ide e mirë në Francë dhe është një praktikë që duhet ta ndjekim nëse duam të qëndrojmë në formë. Duke qëndruar ulur dhe duke i kushtuar vëmendje asaj që konsumojmë, do të jemi më të vetëdijshëm për të kuptuar nëse jemi apo jo të ngopur.
Ecja nuk është alternative, është e detyrueshme
Mos e nënvlerësoni kurrë fuqinë e ecjes kur është fjala për të mbajtur larg peshën e tepërt. Ky është një nga sekretet që gratë franceze ndjekin për të qenë të bukura dhe elegante. Nëse keni mundësi ta bëni rrugën nga puna në shtëpi në këmbë, ose nëse keni afër një park apo lulishte, mos përtoni kur është fjala për të ecur.
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Luleshtrydhet prishen shpejt, por me këtë truk të thjeshtë mund t’i mbani të freskëta për disa ditë më shumë: 1️⃣ Shpëlajini me uthull të holluar – Përzieni 1 filxhan uthull molle ose të bardhë me 3 filxhanë ujë dhe...
Nëse nuk keni një ndarës vezësh, ky truk i thjeshtë do t’ju ndihmojë: 1️⃣ Metoda e shishes plastike – Thyejeni vezën në një tas. Merrni një shishe plastike bosh, shtrydheni pak dhe vendoseni grykën mbi të verdhën. Lëshoni shtrëngimin...
Lini një koment