Siç mund ta dini, kastravecat janë plot me antioksidantë dhe kanë një efekt të mirë qetësues në lëkurë. Së bashku me aromën e freskët të mentes, ky scrub bën një pastrim të shkëlqyer të trupit, të cilin lehtësisht mund ta realizoni edhe në shtëpi.
Do t’ju duhet:
- 1/4 kastravec
- 3/4 filxhan sheqer të bardhë
- 2 lugë gjelle vaj kokosi
- 8-10 pika vaj esencial menteje
Udhëzime:
- Në një blender bashkoni kastravecin, sheqerin dhe vajin e arrës së kokosit.
- I përzieni për disa sekonda. Në fund shtoni vajin e mentes.
- Ruajeni scrubin në një enë dhe vendoseni në frigorifer.

Scrubi aplikohet gjatë dushit për rezultate të mira 2-3 herë në javë!
Burimi:BrighSide
Lini një koment