Scrub natyral kundër celulitit me 5 përbërës. Duhet ta provosh!

Për këtë scrub natyral do ju duhet:

  • ¼ filxhan me sheqer kaf
  • ½ filxhan me kokrra kafeje
  • ¼ filxhan kripë deti
  • 2 lugë gjelle lëng limoni
  • 1 filxhan me vaj bajameje
  •  Sipas dëshirës mund t’i shtoni edhe disa pika vaj esencial.

Udhëzime: 

  • Në një enë bashkoni të gjithë përbërësit dhe i trazoni mirë.
  • Aplikojeni scrubin duke e fërkuar lehtësisht tek zona e kofshave ato më problematiket.
  • Scrubi aplikohet gjatë kohës që i keni dhënë trupit shpëlarjen e parë në dush.
  • E lini të veprojë 10 minuta dhe më pas e shpëlani me ujë të vakët.
  • Fshijeni butësisht me një peshqir.

Do të shikoni që me përdorimin e kësaj metode 1 herë në javë, lëkura juaj do të jetë më e lëmuar dhe pamja e celulitit do të jetë disi më e zbehur!/neps.al 

Lini një koment