Scrub me lime dhe kripë deti, perfekt për pastrimin në thellësi të lëkurës suaj!
Në vend që të shikosh e kërkosh pafund nëpër dyqane për të gjetur produkte me kimikate nga më të ndryshmet që bllokojnë poret, pastroje lëkurën gjatë këtij sezoni me produktet e shtëpisë.
Çfarë duhet të bësh?
Fare e thjeshtë. Mbi 4-5 lugë kripë gjelle hidh lëngun e një lime dhe pasi ta kesh përzierë masën, fillo aplikimin në të gjithë trupin.
Pas një masazhi të lehtë për disa minuta, shpëlaje trupin si zakonisht me ujë të vakët.
Pse funksionon?
Kripa e detit dhe lime do t’i japin një zgjim të ri lëkurës. Nëse e ke këtë agrume në shtëpi, recetën mund ta përdorësh çdo javë.
Kripa e detit është e pasur me minerale si magnez dhe kalcium, hap dhe pastron poret e bllokuara, eliminon puçrrat dhe lufton shenjat e moshës.
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment