Sallatë pranverore me patate

600 gr patatet të vogla
5 rrepa të kuqe
2 qepë të njoma
1 lugë gjelle mustardë
1 lugë gjelle shurup panje
1 lugë gjelle lëng limoni
1 açuge
Kripë, piper
Vaj ulliri e.v

1.Ngrohni furrën në 180 gradë. Qëroni patatet dhe vendosini në një tepsi ku keni shtruar letër furre me pak vaj, kripë e piper.

2.Piqini për 20-25 minuta derisa të marrin ngjyrë të artë.

3.Pritini rrepat e kuqe në feta dhe qepët e njoma në shirita të vegjël. Përziejini të dyja në një enë, me vaj, kripë e iper.

4.Përgatisni dressing-un duke përzier në një tas tjetër vaj ulliri e.v, mustardën, shurupin e panjës, lëngun e limonit dhe një açuge të prerë në copa të vogla. Shtoni pak kripë dhe përziejini.

5.Kur patatet të jenë ftohur, shtojini në enën me përbërës të tjerë dhe kompletojeni me dressing-un që përgatitët.

6.Mund ta ruani në frigorifer për maksimumi 5 ditë.


Lini një koment