Sallatë me rukola dhe luleshtrydhe

Sallatë me rukola dhe luleshtrydhe

Persona: 1
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Ingredientët

  • 150 gram rukola
  • 1 gotë me luleshtrydhe
  • 1 grusht me arra
  • 1 copë djathë dhie
  • 2 lugë gjelle uthull balsamike
  • Kripë, piper për shije

Udhëzimet

1

Lani mirë rukolën dhe e copëtoni me dorë në një tas të madh.

2

Sipër i shtoni luleshtrydhet e ndara përgjysmë, arrat e thërrmuara dhe djathin.

3

I shtoni pak kripë, piper dhe i përzieni të gjitha bashkë.

4

Në fund i shtoni uthullën balsamike dhe sallata është për t’u shijuar!

Lini një koment