Sallatë me rigatoni, domate e kastraveca

Sallatë me rigatoni, domate e kastraveca

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

A e dini se me pastat tuaja të preferuara mund të realizojmë 1001 recetash sallata të shijshme?

Ingredientët

  • 350 gram pasta rigatoni
  • 6-7 domate qershizë të prera përgjysmë
  • 1 kastravec të prerë në kubik të vegjël
  • 1 qepë e kuqe e prerë në rrathë të vegjël
  • Majdanoz të freskët
  • Piper të zi
  • Për salcën: 2 avokado
  • Lëngu i 1 limoni
  • Pak kripë, piper
  • 1 lugë kafe hudhër pluhur
  • ½ lugë kafe spec i kuq pluhur
  • Pak majdanoz të freskët

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me ujë e kripë zieni makaronat.

2

Më pas i kulloni dhe i kaloni në një tas të madh.

3

I shtoni me radhë përbërësit e sallatës dhe i përzieni mirë.

4

Për përgatitjen e salcës mjafton të trazoni gjithë përbërësit e saj të specifikuar në recetë.

5

Ia shtoni sallatës. I përzieni mirë të gjitha bashkë dhe shijojeni. Ndajeni recetën edhe me miqtë tuaj!

Lini një koment