Sallatë me qiqra, kastravec e domate

Sallatë me qiqra, kastravec e domate

Persona: 3
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Kush i ka qejf qiqrat, mos ta neglizhojë këtë recetë!

Ingredientët

  • 2 kastraveca të prerë në kubik
  • 1 domate e madhe e prerë në kubik të vegjël
  • 1 qepë e vogël e kuqe e prerë në rrathë
  • 2 lugë gjelle lëng limoni
  • ½ lugë gjelle majdanoz i freskët
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • Pak kripë, piper për shije
  • 1 filxhan çaji me qiqra, të shpëlara dhe të thara

Udhëzimet

1

Në një tas shtoni kastravecat, domatet, qepën.

2

Shtoni qiqrat, kripën, piperin, vajin e ullirit, lëngun e limonit dhe majdanozin e prerë imët.

3

I përzieni të gjitha bashkë dhe sallata është gati për t’u shijuar!

Lini një koment