Sallatë me karota të grira shirita-shirita

Sallatë me karota të grira shirita-shirita

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

E përgatitur sipas kuzhinës aziatike!

Ingredientët

  • 1 kg karota
  • 1 lugë çaji kripë
  • ½ lugë çaji me piper të zi
  • 2 lugë gjelle sheqer
  • ½ lugë çaji spec i kuq pluhur
  • 2 thelpi hudhra
  • 4 lugë gjelle uthull
  • ½ filxhan me vaji luledielli

Udhëzimet

1

Në një tas të vogël përzieni kripën, piperin, sheqerin, specin.

2

I përzieni mirë.

3

Ndërkohë qëroni karotat dhe i grini në fije-fijë me një thikë specifike.

4

Marinoni karotat me salcën që përgatitët dhe i shtoni uthullën,

5

Në një tigan ngrohni pak vajin me hudhrat dhe ia shtoni sipër karotave.

6

I përzieni të gjitha bashkë dhe sallata është gati për t’u shijuar!

Lini një koment