Sallatë me domate dhe majonezë

5-6 domate me madhësi mesatare
2 thelpi hudhra
1/3 filxhan me salcë kosi
¼ filxhan me majonezë
1 tufë majdanoz i freskët
Kripë, piper për shije

1.Domatet i lani dhe i prisni në kubik si zakonisht për sallatë.
2.Në një tas të vogël kombinoni majonezën, salcën e kosit, hudhrat, kripën dhe piperin.
3.Pasi i keni përzierë mirë ia shtoni sipër domateve dhe i trazoni të gjitha bashkë.
4.Në fund i shtoni sipër majdanozin e copëtuar.
5.Sallata është gati, ju bëftë mirë!

Lini një koment