Sallatë klasike me makarona, një opsion që do e doni pafund!

½ filxhan me majonezë
½ filxhan me kos grek
1 ½ lugë gjelle me uthull molle
2 lugë gjelle mustardë
2 lugë çaji mjaltë
Kripë, piper të zi
Për sallatën: 2 vezë të ziera
1 pako makarona, modeli sipas dëshirës
1 spec i kuq
1 karotë e prerë imët
1 qepë e kuqe e prerë në rrathë
Majdanoz i freskët
1 degë selino

1.Gatuani makaronat si zakonisht në një tenxhere me ujë e kripë.

2.Më pas i kulloni dhe i lini mënjanë.

3.Në një tas bashkoni majonezën,kosin, uthullën, mjaltin, kripën dhe piperin. I përzieni mirë.

4.Makaronat i kaloni në një tas të madh dhe sipër i shtoni vezët e ziera, specat e prera në shirita, karotën, selinonë dhe qepën.

5.Sipër i shtoni salcën që përgatitët dhe i përzieni mirë

6.Sallata është për t’u shijuar me majdanozin sipër. Mund të ruhet në frigorifer deri në 24 orë.

Lini një koment