Sallatë greke me misra dhe avokado

Sallatë greke me misra dhe avokado

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Plot ngjyra, jetë dhe shije kjo sallatë!

Ingredientët

  • 2 filxhanë me misra të gatshëm
  • 4 kastraveca të vegjël
  • 4-5 domate qershizë
  • 1 avokado e prerë imët
  • ½ qepë e kuqe e prerë imët
  • ½ filxhan me ullinj
  • 1 copë djathë të bardhë dhie
  • Për salcën:
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 lugë gjelle uthull të bardhë
  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • ½ lugë gjelle mustardë
  • 3-4 gjethe të freskëta menteje
  • Kripë, piper të zi të freskët

Udhëzimet

1

Në një enë përzieni gjithë përbërësit e salcës dhe e lini mënjanë.

2

Ndërkohë në një tas të madh bashkoni misrat, kastravecat e prerë në kubik, domatet e ndara përgjysmë, qepën, avokadon e prerë në shirita të hollë, ullinjtë dhe djathin e thërrmuar.

3

Në fund i shtoni salcën dhe i përzieni të gjitha bashkë.

4

Sallata është gati, shijojeni!

Lini një koment