Rrisni flokët tuaj me këtë recetë natyrale që kërkon vetëm 3 përbërës!

Flokët janë një ndër aksesorët më të bukur që mund të ketë një grua. Pikërisht për këtë arsye ne duhet të kujdesemi çdo ditë për to, në mënyrë që të duken sa më mirë dhe t’i kemi sa më të shëndetshëm. Në të kundërt ato mund të na ulin edhe vetëbesimin…

Ka shumë arsye pse një flok nuk është në gjendjen më të mirë të mundshme. Kjo mund të vijë si rrjedhojë e stresit, humbjes në peshë, dietave të gabuara, plakjes etj.

Neps.al ju sjell më poshtë një maskë për t’i rikthyer shkëlqimin flokëve tuaja brenda një kohe të shkurtër.

Çfarë ju duhet: 

  • 2 lugë gjelle vaj kastori
  • 1 e verdhë veze
  • 1 lugë gjelle mjaltë organik

Udhëzime: 

  • Thjesht miksoni të gjithë përbërësit në një tas dhe masazhojeni tek flokët tuaja.
  • E mbështillini kokën me një qese dhe e lini maskën të veprojë për 3 orë.
  • Pas kësaj e lani flokun si zakonisht dhe mbaruat.

Për të parë rezultatet që dëshironi mjafton ta aplikoni maskën 2 herë në javë, për 2 muaj rresht. Do të shikoni që flokët tuaj do të fillojnë të rriten dhe do ju bëjnë të dukeni 10 vite më të rinj.

Mos nguroni ta ndani këtë artikull edhe me miqtë tuaj të cilët kanë të njëjtin “problem”./neps.al 

Lini një koment