Rifreskimi i tualetit, e domosdoshme për bukurinë apo një ritual i dëmshëm për lëkurën?

Gjatë ditës, duke qenë se jemi në aktivitet të vazhdueshëm është normale, që make-upi të venitet. Nuk ka asgjë të dëmshme nëse ju e rifreskoni atë, por ama duke e bërë me fanatizëm.

Kjo pasi lëkura juaj prodhon vazhdimisht vaj dhe nëse ju i shtoni pambarimisht produkte kozmetike do e mbingarkoni atë me papastërti.

Pra imagjinojeni pak, një fytyrë me yndyrë, papastërti, pluhura dhe e mbingarkuar me make-up….

Sjellje të tilla i japin lëkurës suaj predispozitën për plasaritje të lëkurës dhe akne. Duhet patur kujdes gjithashtu edhe në cilësinë e produkteve që vendosni në fytyrën tuaj, origjinën dhe vjetërsinë e tyre.

Kini kujdes me furçat e make-upit pasi janë burimi kryesor i përhapjes së infeksioneve në lëkurë. Mos harroni të lani duart me sapun dhe ujë sa herë të prekni fytyrën./neps.al 

Lini një koment