Receta e thjeshtë për të bërë një linguini fantastike me fruta deti!

Receta e thjeshtë për të bërë një linguini fantastike me fruta deti!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Ingredientët

  • 500 gram fruta deti të përziera sipas dëshirës)
  • 2 domate
  • 10 pomodorini
  • 1 thelbi hudhër
  • Spec djeges
  • 1 tufë majdanoz
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper
  • 1 lugë kafe sheqer

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me ujë vendosni për të zierë makaronat.

2

Ndërkohë në një tigan me vaj ulliri skuqni hudhrat. Shtoni domatet e grira imët dhe pas 3 minutash edhe frutat e detit.

3

I përzieni mirë dhe pas disa minutash shtoni kripë, sheqer, piper, spec djegës dhe majdanozin e grirë imët.

4

I lini edhe për 5-7 minuta në zjarr.

5

Tani kulloni linguinit dhe i shtoni në tigan. I përzieni mirë e mirë që të marrin të gjithë shijen.

6

E shërbeni të ngrohtë dhe sipër i shtoni pak majdanoz të freskët.

Lini një koment