Receta e shijshme e bukës për mëngjes nga Zonja Vjollca

Receta e shijshme e bukës për mëngjes nga Zonja Vjollca

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Ingredientët

  • 1 filxhan çaji qumësht
  • 1 filxhan çaji ujë i vakët
  • 1/5 lugë çaji maja e thatë
  • 2 lugë çaji sheqer
  • 1 filxhan çaji vaj luledielli
  • 1 të bardhë veze
  • 4-4.5 gota miell
  • 1 të verdhë veze
  • 50 gram gjalpë
  • Kripë

Udhëzimet

1

Në një tas hedhim qumështin, ujin e vakur, majanë e thatë, sheqerin, i përziejmë, shtojmë miellin, kripën dhe vazhdojmë përzierjen duke shtuar pak nga pak miellin.

2

Vazhdojmë punimin e brumit derisa të formohet një brumë elastik. Vendosim brumin në një tas, e mbulojmë mirë dhe e lëmë të pushojë për një orë.

3

Më pas nxjerrim brumin, e punojmë pak dhe e ndajmë në kulaçë, rreth 14 të tillë.

4

Presim gjalpin dhe e trazojmë me të verdhën e vezës.

5

Ngjeshim kulaçët me dorë duke i hapur në një diametër 10 cm dhe duke i lyer mirë me gjalpë e vezë.

6

Shtrojmë një letër pjekjeje në një tepsi dhe vendosim brumin në formë rrethore në tavë duke bërë vendosjen njëra pas tjetrës.

7

Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 190 gradë Celsius, për 20-25 minuta. Ju bëftë mirë!

Shënime

Receta dhe foto marrë nga shqiptarja.com Realizuar më parë nga Zonja Vjollca

Lini një koment