Salatë me shalqi, djathë të bardhë dhe mente
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Sugjerojmë:
Jo vetëm veganët ama. Kjo recetë do ju fiksojë të gjithëve!
Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.
Lani patatet, i shtypni nga të gjitha anët me një pirun. I rendisni në një tavë dhe i fusni në furrë për 45 minuta-60 minuta derisa të zbuten.
Në një tigan ngrohni vajin dhe skuqni qepën për të paktën 2-3 minuta.
Shtoni misrat dhe erëzat e tjera. Fikeni zjarrin dhe shtoni fasulet. I përzieni mirë.
Tani nxirrni patatet nga furra, i prisni përgjysmë dhe i hiqni tulin e brendshëm me kujdes me ndihmën e një lugë.
Ia shtoni tasit ku keni përbërësit e tjerë dhe i përzieni mirë, pasi tani do të mbushim patatet.
Merrni një tavë dhe vendosni një letër pjekjeje.
Radhisni patatet dhe i mbushni me masën që përgatitët. Në sipërfaqe i shtoni djathin e grirë, i fusni në furrë për 5 minuta në temperaturë 200 gradë. Ju bëftë mirë!
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Shtyp bananen në një tas me pirun. Shto tërshërën, gjalpin e kikirikut dhe përbërësit e tjerë. Përziej mirë derisa të formohet një masë e trashë. Me duar të pastra formo toptha të vegjël. Vendosi në frigorifer për 30 minuta...
Qëro dhe prej kastravecët në feta shumë të holla ose gri i trashë. Vendosi në një tas, shto pak kripë dhe lëri 5 minuta të nxjerrin ujin e tepërt. Ndërkohë, përziej kosin me hudhrën, lëngun e limonit, pak kripë,...
© 2025 Neps | Një Markë e GlobalEcho Media Group
Lini një koment