Receta e pastiços së veçantë me pulë dhe patate

Receta e pastiços së veçantë me pulë dhe patate

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Kësaj radhe jo me makarona, por me pure patatesh. Do ju shijojë kaq shumë!

Ingredientët

  • 600 gram patate
  • 50 gram parmigiano i grirë
  • 1 vezë
  • 100 gram djathë grana i grirë
  • 1 pulë
  • 1 litër ujë
  • dy gjethe dafine
  • 2-3 degë rozmarinë
  • lëkura e një limoni
  • vaj ulliri ekstra i virgjër
  • kripë

Udhëzimet

1

Zieni patatet për 15 derisa të zbuten. Ndërkohë në një tenxhere hidhni pulën e pastruar mirë,gjethet e dafinës, kripë, një litër ujë dhe ziejeni për 30 minuta.

2

Kur pula të jetë zier, lëreni të ftohet, më pas bëjeni fije-fije me dorë dhe hiqini kockat.

3

Hidheni mishin e copëtuar në një tas, shtoni rozmarinë të girë, kripë, piper dhe lëkurën e grirë të një limoni. Lëreni mënjanë dhe merrni patatet sa janë ende të ngrohta, shtypini dhe krijoni një pure me to.

4

Përziejini me parmigianon, kripën, piperin, pastaj shtoni vezën dhe përzieni gjithçka.

5

Merrni një tavë pjekjeje, lyejeni me vaj dhe në bazën e saj shtroni një shtesë pure duke e shpërndarë në mënyrë uniforme.

6

Shtoni pulën e zier, më pas prisni djathin grana në feta dhe vendosini sipër pulës.

7

Pastaj hidhni shtresën tjetër të puresë së patateve.

8

Në fund spërkateni me pak vaj ulliri, piper dhe gjethe rozmarine.

9

Gatuajeni në furrë të parangrohur në 200 gradë për 25 minuta. Ju bëftë mirë!

Lini një koment