Receta e crackers erdhi. Shumë më të shëndetshme se ato që blini në dyqan!

120 gram djathë çedar i grirë në rende
80 gram miell
35 gram gjalpë (i prerë në copa të vogla)
¼ lugë çaji kripë
1/4 lugë çaji piper të zi
½ lugë çaji trumzë
3-4 lugë gjelle ujë të ftohtë

1.Në një mikser kombinoni djathin e grirë, miellin, gjalpin, kripën, erëzat e mbetura dhe i përzieni për disa sekonda të gjitha bashkë.

2.Gradualisht shtoni edhe nga 1 lugë gjelle ujë.

3.Kur brumi të jetë mbledhur disi e hiqni nga mikseri dhe e vendosni në tavolinën e punës.

4.Hapeni brumin me duar dhe ngjesheni njëkohësisht,

5.E mbështillini me një qese kuzhine dhe e lini në friforifer 30 minuta, për t’u forcuar gjithnjë e më tepër.

6.Hapeni sërish petën në tavolinën e punës.

7.Filloni e prisni crackersat me format e deshiruara.

8.I vendosni në një tavë ku keni shtruar më parë një letër kuzhine.

9.Pasi i keni radhitur të gjitha njëra pas tjetrës, i fusni në furrë të piqen për 20 minuta në temperaturë 180 gradë.

10.I lini të ftohen pak dhe më pas mund t’i shijoni!

Lini një koment