Salatë me shalqi, djathë të bardhë dhe mente
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Sugjerojmë:
Jeni që jeni në shtëpi, përgatitini vetë ballokumet, sepse receta kërkon vetëm 4 përbërës. Shijojini dhe nën shoqërinë e familjes suaj!
Në një enë hidhet sheqeri dhe gjalpi i shkrirë, temperatura e të cilit duhet të jetë e vakët.
I përzieni me një luge druri përreth 40- 45 minuta derisa masa të bëhet kremoze.
Tani shtoni miellin gradualisht.
Shtojmë një vezë dhe vijojmë përzierjen me lugë druri. Shtojmë vezën e dytë dhe vijojmë përzierjen me lugë druri, vijojmë po kështu me vezën e tretë dhe me rradhë.
Vijojmë pa ndërprerje përzierjen ndërsa shtojmë shumë pak qumësht.
Trazohet fort me lugë druri që të mos krijohen kokrriza dhe masa të bëhet krejtësisht e njëtrajtshme.
Brumi ndahet në copa të cilave u jepet forma e rrumbullakët. Më pas vendosen në një tavë të lyer me gjalpë dhe pudrosur me miell misri.
Ballokumet vendosen me një distancë nga njëra- tjetra pasi vëllimi i tyre do rritet gjatë pjekjes.
I fusni të piqen në furrë të parangrohur në temperaturë 180-200 gradë. Shijojini!
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Shtyp bananen në një tas me pirun. Shto tërshërën, gjalpin e kikirikut dhe përbërësit e tjerë. Përziej mirë derisa të formohet një masë e trashë. Me duar të pastra formo toptha të vegjël. Vendosi në frigorifer për 30 minuta...
Qëro dhe prej kastravecët në feta shumë të holla ose gri i trashë. Vendosi në një tas, shto pak kripë dhe lëri 5 minuta të nxjerrin ujin e tepërt. Ndërkohë, përziej kosin me hudhrën, lëngun e limonit, pak kripë,...
© 2025 Neps | Një Markë e GlobalEcho Media Group
Lini një koment