Përbërësit:
- 2 gota e gjysmë brokoli
- 2 vezë
- 1/2 filxhan çaji bukë (tulin, e copëtuar)
- 1/4 filxhan çaji qepë (të grira)
- 1/4 filxhan çaji majonezë
- 1 filxhan çaji djathë Cheddar
- 1 lugë çaji lëkurë limoni
- 1/2 lugë çaji kripë
- 1/4 lugë çaji piper i zi
Përgatitja:
1.Hidheni brokolin në një tenxhere me ujë dhe vendoseni në zjarr të ziejë për rreth 5 minuta.
2.Më pas shpëlajini me ujë të ftohtë.
3.Shtoni vezët dhe bukën e copëtuar në një tas të madh dhe përzijini mirë që të kombinohen plotësisht.
4.Hidhni më pas qepën, majonezën, djathin, lëngun e limonit, pak kripë dhe piper të zi.
5.Shtoni brokolin e gatuar dhe përzijeini mirë të gjithë përbërësit.
6.Mbushni format e kifleve me masën e përgatitur .
7.Vendosini në furrë të piqen për rreth 25 minuta në temperaturën 175 gradë.
Lini një koment