Qofte spinaqi të mbushura me djathë

Qofte spinaqi të mbushura me djathë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Tepër tepër të thjeshta për t'u realizuar nga çdo amvisë. E gjithë familja do i pëlqejë!

Ingredientët

  • 200 gram spinaq
  • 3 vezë të rrahura
  • 1 filxhan me mozzarella
  • ¼ filxhan me borzilok të freskët
  • 1 lugë çaji me hudhër pluhur
  • 1 lugë çaji kripë
  • 115 gram miell
  • 2 lugë gjelle bukë të grirë imët

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

2

Lani mirë spinaqin dhe i lini për 10 minuta në një tas me ujë të nxehtë.

3

Më pas e shtrydhni spinaqin me dorë për t’i hequr ujin. E prisni imët me thikë.

4

E kaloni në një tas dhe i shtoni sipër vezët, djathin e grirë, bukën borzilokun e freskët, kripën, piperin dhe miellin.

5

I përzieni mirë të gjitha bashkë dhe me ndihmën e një luge filloni e formoni toptha të vegjël.

6

I fusni në furrë për 25 minuta në temperaturë 200 gradë.

7

Shijojini të ngrohta duke i shoqëruar me salcë domateje, mustardë ose xaxiqi.

Lini një koment