Qofte me mish viçi dhe djathë, fare të thjeshta për t’u përgatitur!

Qofte me mish viçi dhe djathë, fare të thjeshta për t'u përgatitur!

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Ingredientët

  • 1 kilogramë mish viçi të grirë
  • 2 vezë të rrahura me ½ filxhan me qumësht
  • ½ filxhan me djathë të grirë parmigiano
  • 1 filxhan me bukë të grirë
  • 1 qepë e vogël e grirë imët
  • 2 thelpi hudhër të grirë imët
  • ½ lugë çaji me rigon
  • 1 lugë çaji me kripë
  • pak piper për shije

Udhëzimet

1

Në një enë qelqi të madhe, kombinoni të gjithë përbërësit.

2

I trazoni mirë dhe më pas formoni qoftet me madhësi mesatare.

3

I vendosni në një tavë dhe futini në furrë për 40 minuta, në temperaturë 200 gradë Celsius. Ju bëftë mirë!

Lini një koment