Qofte me kuinoa, “mbretëreshën” e të gjithë drithërave!

Qofte me kuinoa,

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Kuinoa nxit metabolizmin duke na bërë që të djegim më shumë kalori dhe është e mbushur me antioksidantë.

Ingredientët

  • 200 gram djathë parmigiano
  • 1 gotë kuinoa
  • ½ tufë spinaq i zierë
  • 2 patate të ziera
  • 2 lugë gjelle miell
  • ½ tufë borzilok i grimcuar
  • Kripë, piper
  • Pak rigon

Udhëzimet

1

Zieni kuinoan në një tenxhere të vogël me ujë.

2

Më pas e kaloni në një tas. Shtoni patatet e bëra pure, spinaqin, pak kripë, piper. E punoni mirë masën me duar dhe shtoni djathin, rigonin, borzilokun dhe miellin.

3

Formoni me dorë disa toptha të vegjël dhe i vendosni për t’i skuqur me radhë në një tigan ku e keni nxehur më parë vajin.

4

Kujdesuni që të skuqen mirë nga të dyja anët dhe shijojini të ngrohta!

Lini një koment