Për fat të mirë, ekzistojnë disa maska natyrale që mund të na ndihmojnë që lëkura jonë të ruajë elasticitetin dhe të duket e re.
Këtu në Neps.al ju tregojmë maskën e radhës me vetëm dy përbërës.
Ajo çka ju duhet është 1 kastravec dhe 1 vezë.
Përse këto dy produkte?
Kastraveci përmban antioksidantë dhe vitamina C dhe K, të cilat shkatërrojnë radikalet e lira në trup, parandalojnë rrudhat dhe plakjen. Nga ana tjetër të bardhat e vezëve, kanë aftësi të tërheqin lëkurën.

Si ta përgatisni?
- Qeroni kastravecin dhe e bëni si pure në një blender. Shtoni të bardhën e vezës dhe e trazoni mirë.
- Tani e merrni masën dhe e kulloni me ndihmën e një site, derisa t’i ikë tërësisht lëngu.
- Tani aplikojeni maskën në fytyrën e pastruar dhe e lini të veprojë për 15 minuta.
- Në fund e shpëlani fytyrën me ujë të bollshëm. Përsëriteni maskën dy herë në javë për rezultate më të mira./neps.al
Lini një koment