Pure patate, karrotë dhe mish pule për bebin tuaj 6 muajsh

Ingredientët

  • Patate e bardhë
  • Karrotë
  • Kungull
  • Mish pule
  • Qumësht
  • Vaj ulliri

Udhëzimet

1

Lajini e pritini në kubikë të vegjël perimet e mishin e pulës dhe futini në një tenxhere me ujë që të ziejnë.

2

Kur perimet të jenë zier frulojini të gjitha bashkë.

3

Në fund pasi keni fruluar perimet me mishin, hidheni në një tenxhere të vogël e shtoni pak qumësht dhe vaj ulliri dhe përziejini.

4

Pureja është gati.

Lini një koment