Pulë e gatuar ngadalë me hudhra

Pulë e gatuar ngadalë me hudhra

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 5 copa mish pule
  • 1 lugë gjelle rozmarinë
  • 1 lugë gjelle rigon
  • 1 lugë gjelle trumzë
  • 6 thelpi hudhra
  • 1 filxhan ujë
  • Perime të ziera për servirje
  • Kripë, piper për shije

Udhëzimet

1

Në një tenxhere vendosni copat e pulës. I shtoni sipër kripën, piperin, rigon, rozmarinë dhe trumzë. I trazoni mirë me duar në mënyrë që secila prej tyre të marinohet mirë.

2

Shtoni hudhrat, limonin dhe ujin.

3

I lini në zjarr të avashtë për të paktën 1 orë. Nga fundi hiqni mishin e pulës dhe tek lëngu i shtoni 1 lugë gjelle miell misri, që të trashet pak.

4

Pas 5 minutash e fikni zjarrin. Shërbeni të ngrohtë mishin e pulës dhe sipër saj shtoni salcën që përgatitët në tenxhere. Shërbejeni me perime.

Lini një koment