Kur njerëzit punojnë, studiojnë dhe dalin, ata shpesh i bëjnë këto aktivitete në një pozicion të ulur. Dhe ulja shumë, sjell me vete një numër të madh problemesh shëndetësore, të cilat nuk duhet t’i injorojmë.
Të ndenjurit ulur nuk përfshin një shpenzim të madh të energjisë, që do të thotë se ju nuk digjni shumë kalori.
Përkthyer në rezultate shëndetësore, kjo do të thotë që të qendruarit shumë ulur, lidhet me probleme shëndetësore si vdekshmëria e parakohshme, diabeti i tipit 2, sëmundjet kardiovaskulare dhe mbipesha.

Nëse puna juaj “ju detyron” të uleni për pjesën më të mirë të ditës, provoni të bëni një pushim çdo 30 minuta, çohuni ndërsa flisni në telefon, ose bëni disa shëtitje të shkurtra për të minimizuar efektet negative të të ulurit shumë./neps.al
Lini një koment