Pite të veçanta me lulelakër dhe kuinoa. Fëmijët tuaj do çmenden pas tyre!

Pite të veçanta me lulelakër dhe kuinoa. Fëmijët tuaj do çmenden pas tyre!

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Harmoni perfekte e përbërësve, shije joshëse deri në fund. Padyshim një recetë për mos t'u humbur!

Ingredientët

  • 1 lulelakër mesatare e ndarë në copa të vogla
  • 2 filxhanë me kuinoa të gatuar
  • 1 filxhan me bukë të grirë (galetë)
  • ½ filxhan me djathë të bardhë të thërrmuar
  • 2 vezë të mëdha të rrahura
  • 3 qepë të njoma jeshile grirë imët
  • Lëkura e grirë e 1 limoni
  • 3 thelpi hudhra të grimcuara
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1 lugë çaji me piper të zi
  • vaj ulliri ose vaj luledielli për skuqje

Udhëzimet

1

Në një procesor ushqimi grini imët lulelakrën.

2

E kaloni në një të madh bashkë me kuinoan, bukën, djathin, vezët, qepën e njomë, lëkurën e limonit, hudhrat, kripën dhe piperin.

3

E përzieni masën mirë me dorë.

4

Filloni e formoni pitet rrumbullake me dorë. Duhet të jenë të sheshta dhe me madhësi mesatare.

5

I rendisni njëra pas tjetrës në një tavë ku keni shtruar më parë një letër kuhine.

6

Filloni dhe i skuqni në një tigan me pak për 3-4 minuta nga secila anë.

7

Shijojini me salcën tuaj të preferuar.

Lini një koment