Tavë Me Qumësht
Përgatitja 1️⃣ Skuqja e mishit • Në një tigan, skuqni copat e mishit me pak vaj derisa të marrin ngjyrë të artë. Vendosini në tavë. 2️⃣ Përgatitja e salcës me qumësht • Në një tas, rrihni vezët me miellin...
Sugjerojmë:
Këto pite janë thjesht të adhurueshme! Pasi t'i provoni, do më besoni...
Sitim miellin dhe hapim me duar një gropë në mes. Shtojmë kripë, ujë, 1 lugë gjelle miell dhe vazhdojmë ta punojmë më duar derisa të formohet një brumë jo shumë i fortë.
Mbulojmë brumin me pecetë dhe e lëmë të vijë për 40 minuta.
Pasi të kalojë kjo kohë e zbulojmë brumin, vendosim pak miell në tryezën e punës dhe vendosim miellin duke rrotulluar brumin në të dhe duke e ndarë në kulaçë jo shumë të mëdhenj.
I lëmë kulaçët 15 minuta të pushojnë dhe fillojmë t'i hapim në madhësi me diametër 20 cm.
Lyejmë petët me vaj dhe i bashkojmë nga 3 kulaçë me njëri tjetrin.
Ka 2 mënyra për t'i hapur këto kulaçë.
Mund t'i lyejmë me pak vaj dhe ti hapim me duar, ose mund ti lyejmë me miell duke i hapur me petës.
Në të dyja rastet, lyejmë mirë me vaj pasi hapet peta dhe me ndihmën e një picete mblidhen role dhe vendosen në tepsi.
Kështu vazhdojmë me të gjithë petët pasi të mbushet tepsia, lyejmë mirë me vaj, i presim në racione dhe i vendosim në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius, për 25-30 minuta.
Shtypim hudhrat me pak kripë, i trazojmë me kosin dhe menjëherë sapo tepsia të dalë nga furra, shkëputim copat që i kemi prerë, i lyejmë me kosin me hudhra.
Kosin që tepron e hedhim përsipër dhe e vendosim tepsinë në furrën e ngrohur, tashmë të fikur.
E lëmë tepsinë në furrë 5 minuta, sa për t'u zbutur, më pas e nxjerrim nga furra dhe e shërbejmë duke e spërkatur përsëri me hudhra dhe kos.
Receta marrë nga shqiptarja.com
Përgatitja 1️⃣ Skuqja e mishit • Në një tigan, skuqni copat e mishit me pak vaj derisa të marrin ngjyrë të artë. Vendosini në tavë. 2️⃣ Përgatitja e salcës me qumësht • Në një tas, rrihni vezët me miellin...
1️⃣ Në një tenxhere, ngrohni vajin dhe skuqni qepën dhe hudhrën për 2-3 minuta. 2️⃣ Shtoni karrotat, patatet dhe salcën e domates. Përziejini dhe lërini të marrin aromë. 3️⃣ Shtoni thjerrëzat, kripën, piperin dhe qimnonin. Hidhni ujin ose lëngun...
1️⃣ Përgatitja e brumit Në një tas, përzieni vezët me Nutellën derisa të krijohet një masë homogjene. Shtoni miellin, pluhurin pjekës dhe kripën, duke e përzier ngadalë derisa të lidhen të gjitha përbërësit. 2️⃣ Pjekja Hidheni brumin në një...
© 2025 Neps | Një Markë e GlobalEcho Media Group
Lini një koment