Picë brenda bukës, receta më e çmendur që keni ngrënë ndonjëherë!

Picë brenda bukës

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 1 bukë të madhe rrumbullake
  • 4 lugë gjelle salcë domatesh
  • 200 gram djathë mozarela
  • 200 gram sallam pikant
  • 7-8 gjethe borziloku
  • 1 kokërr qepë (të prerë në rrathë)
  • 100 gram djathë çedar

Udhëzimet

1

Merrni një bukë të madhe dhe i hiqni sipërfaqen. Më pas i hiqni tulin, pa e dëmtuar formën e bukës.

2

E lyeni bazën me salcë domatesh. Pastaj vendosni djathin mozarela.

3

Më pas vendosi sallamin, rrathët e qepës, borzilokun, salsicet, specin jeshil të prerë në copa të vogla, në fund djathin mozarela dhe çedarin.

4

Vendosni në fund koren e bukës që i hoqët në fillim. E fusni në furrë për 30 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment