Petullat me spinaq, të shkëlqyera për trurin!

Petullat me spinaq, të shkëlqyera për trurin!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 30 Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 250 gram miell
  • 300 ml qumësht
  • 200 gram spinaq
  • 2 kokrra vezë
  • 150 gram djathë kaçkavall
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 tufë nenexhik
  • 1 lugë kafe sodë buke
  • Kripë

Udhëzimet

1

Në një enë rrihni vezët me qumështin. Më pas shtoni spinaqin e grirë imët, majdanozin, nenexhikun, djathin, kripën. I përzieni mirë.

2

Në fund shtoni miellin dhe sodën.

3

Punojeni mirë masën dhe formoni disa petulla (forma sipas dëshirës).

4

Pas kësaj i vendosni për t’i skuqur në një tigan me vaj të nxehtë.

Lini një koment