Petullat me ananas janë të pazakonshme, por të mrekullueshme!

Petullat me ananas janë të pazakonshme, por të mrekullueshme!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

I keni provuar ndonjëherë? Sa herë që shihni ananas me ulje çmimi, rrëmbeni 1 dhe shfrytëzojeni për këtë recetë të veçantë petullash!

Ingredientët

  • 250 gram miell
  • 2 lugë çaji me pluhur pjekës
  • 1 ½ lugë çaji me sodë pjekjeje
  • ½ lugë çaji me kripë
  • 50 gram sheqer
  • 355 ml qumësht
  • ½ lugë çaji me ekstrakt vaniljeje
  • 110 gram gjalpë
  • 55 gram gjalpë të shkrirë
  • 1 lugë gjelle gjalpë për skuqje
  • 55 gram sheqer kaf
  • 45 ml rum pikant
  • 600 ml lëng ananasi
  • 12 feta rrumbullake ananasi

Udhëzimet

1

Në një tas të madh bashkoni miellin, pluhurin pjekës, sodën, kripën dhe sheqerin. I përzieni mirë derisa të kombinohen.

2

Hapni një hapësirë në mes dhe shtoni qumështin, gjysmën e lëngut të ananasit, gjalpin e shkrirë dhe ekstraktin e vaniljes.

3

I përzieni mirë dhe i lini mënjanë, ndërkohë që përgatisni shurupin e ananasit.

4

Në një nxehtësi mesatare vendosni për të skuqur gjalpin e ngurtë. Shtoni sheqerin kaf, lëngun e ananasit që mbeti dhe rumin pikant.

5

I përzieni mirë derisa shurupi të arrijë konsistencën që dëshironi. E hiqni nga zjarri dhe e lini mënjanë.

6

Tani në një tigan të pastër skuqni 1 lugë gjelle gjalpë, vendosni fetën e ananasit dhe e skuqni mirë para e mbrapa për gati 2 minuta.

7

Sipër i shtoni një garuzhde nga masa që përgatitët. Sapo të forcohet disi, e ktheni me ndihmën e një spatule nga ana tjetër.

8

Kështu veproni për çdo fetë ananasi të mbetur.

9

Në fund i servirni në një enë dhe sipër i shtoni shurupin. Petullat janë gati. Ju bëftë mirë!

Lini një koment