Petulla të shpejta shtëpie

Petulla të shpejta shtëpie

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 450 gram mielll
  • 2 lugë çaji pluhur pjekjeje
  • 1 lugë çaji sodë buke
  • 1 lugë gjelle vaj luledielli
  • 1 vezë
  • 1 filxhan kos i trashë
  • ½ filxhan me shëllirë djathi

Udhëzimet

1

Në tavolinën e punës, pasi keni situr miellin hapni në mes një hapësirë.

2

Shtoni pluhurin e pjekjes, sodën dhe vezën.

3

Punojeni mirë brumin, shtoni ndërkohë vajin.

4

Në fund shtoni shëllirën gradualisht dhe kosin.

5

Punojeni mirë brumin derisa të bëhet një masë kompakte.

6

E lini të pushojë për dy orë në një vend të ngrohtë dhe të mbështjellë me një peshqir kuzhine.

7

Më pas e ndani në toptha të vegjël dhe i vendosni për t'i skuqur në një tigan ku keni nxehur me parë vajin e lulediellit.

8

Skuqini të gjitha mirë nga të dyja anët dhe shijojini!

Lini një koment