Petulla me banane, të preferuarat e gjithë familjes!

Petulla me banane, të preferuarat e gjithë familjes!

Persona: 12
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Ingredientët

  • 300 ml qumësht
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • 212 gram miell
  • 2 lugë gjelle sheqer
  • 1 lugë e gjysmë çaji me pluhur pjekës
  • ½ lugë çaji me sodë pjekjeje
  • Pak kripë
  • 3 lugë gjelle gjalpë
  • 2 banane të shtypura

Udhëzimet

1

Në një tas bashkoni qumështin, lëngun e limonit dhe i lini përreth 3 minuta mënjanë.

2

Ndërkohë në një tas bashkoni miellin, sheqerin, pluhurin pjekës, sodën dhe kripën.

3

I trazoni bashkë dhe i lini mënjanë.

4

Tek masa me miell shtoni qumështin. Tani shtoni edhe bananet duke i shtypur mirë.

5

I përzieni mirë.

6

Filloni e gatuani përreth 12 petulla në një tigan që nuk ngjit me pak gjalpë ose aspak.

Lini një koment