Petulla me 3 përbërës, perfekte për mëngjeset e shpejta!

Petulla me 3 përbërës, perfekte për mëngjeset e shpejta!

Persona: 3
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Këto petulla me vetëm 3 përbërës janë shumë të thjeshta për t'u përgatitur e plot shije të mirë!

Ingredientët

  • 1 banane e shtypur
  • 1 vezë e madhe
  • 2 lugë gjelle miell

Udhëzimet

1

Në një tas bashkoni bananen, vezën dhe i rrihni mirë.

2

Në fund shtoni miellin dhe i përzieni derisa të arrini një masë kremoze.

3

Merrni një tigan që nuk ngjit dhe e lyeni me shumë pak vaj .

4

Filloni e skuqni petullat për 3-4 minua nga secila anë.

5

Mesatarisht duhet të dalin 3 petulla.

6

I shërbeni menjëherë të ngrohta me pak mjaltë sipër, mjedra, luleshtrydhe apo fruta të tjeras sipas dëshirës. Ju bëftë mirë!

 

Lini një koment