Sugjerojmë:

Përvishni mëngët për të gatuar pitet e famshme turke me fara susami

Përvishni mëngët për të gatuar pitet e famshme turke me fara susami

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Ingredientët

  • 1 kg miell
  • 1 filxhan me ujë të ngrohtë
  • 1 filxhan me qumësht të ngrohtë
  • 1 filxhan me vaj luledielli
  • 1 lugë kafe kripë
  • 1 bustinë me maja birre
  • 1 vezë
  • 2 lugë gjelle kos
  • 100 gram fara chia ose fara susami

Udhëzimet

1

Si fillim përveç miellit dhe majasë, bashkoni të gjithë përbërësit në një enë të madhe. Më pas gradualisht shtoni miellin dhe majanë. Punojeni mirë masën dhe e lini mënjanë derisa të vijë brumi.

2

Punojeni herë pas here brumin. Duke përdorur thikën ndajeni brumin në pjesë të vogla dhe i jepni formën e piteve.

3

Në një enë kombinoni vezën dhe kosin. Përdorni një furçe për t’i lyer pitet me këtë masë. Sipër i shtoni piteve disa fara susami.

4

I vendosni pitet në një tavë dhe i fusni për 25 minuta në temperaturë 180 gradë. I lini derisa të marrin një ngyrë të artë. Ndajeni recetën edhe me miqtë tuaj!

Lini një koment