Përtej moshës, çfarë duan të na tregojnë rrudhat tek balli?

Edhe pse rrudhat i kemi pak ose aspak qejf (me thënë të drejtën), ato janë pjesë natyrale e rritjes sonë. Sigurisht, një pjesë e mirë e tyre na tregojnë që po plakemi, ama vendi se ku ato shfaqen ka një kuptim domethënës.

Janë disa detaje, por shumë interesante ama që tregojnë diçka më tepër rreth trupit dhe shëndetit tonë.

Vijat horizontale që shfaqen në ballin tuaj quhen “Linjat shqetësuese”dhe me të drejtë. Të keni këto rrudha në ballin tuaj është kryesisht një tregues që hasni dhe mbani mbi vete një sasi të madhe stresi çdo ditë. Nëse ato janë shumë të theksuara në krahasim me rrudhat e tjera, kjo do të thotë që duhet të merrni pak pushim për vete.

Image result for Horizontal forehead lines

 

Këto rrudha gjithashtu mund të jenë një shenjë që ju konsumoni sasi të mëdha sheqeri dhe nuk pini ujë mjaftueshëm.

Pra, nëse keni këto rrudha, me gjasa duhet të bëni ndryshime në dietën tuaj dhe të bëni përpjekje për t’u stresuar sa më pak./neps.al 

Lini një koment